5 FITORET MË TË THELLA
Peja, me fitore më të thellë
11 November, 2013 @12:16
Nga pesë ndeshjet me rezultat më të thellë në ciklin e parë të Superligës këtë stinor, Peja mban primatin e kundërshtarit më të ashpër.
Nga TOP 5 ndeshjet me rezultat më të thellë të ciklit të parë të Superligës, Peja ka bërë pjesë në tre ndeshje, duke arritur rekordin e fitores më të thellë në shtatë xhirot e para ndaj Dritës me +61 diferencë.
Peja zë edhe vendin e tretë me fitore ndaj Bashkimit në Prizren me +39 diferencë si dhe ndaj Kastriotit në Ferizaj me +37 pikë.
Sigal Prishtina ka bërë fitoren e dytë më të thellë gjithashtu ndaj Dritës, me +52 pikë diferencë dhe atë në xhiron e parë të kampionatit, derisa RTV 21 është e vetmja skuadër që ka arritur të futet në TOP 5 të fitoreve më të thella, pasi që kishin mposhtur Kastriotin me +36 pikë dallim.
Në anën tjetër, Drita është lidere e humbjeve më të mëdha e përcillet nga Bashkimi e Kastrioti. Drita është pjesë e dy humbjeve më të thella në kampionat të humbura me mbi 50 pikë diferecnë dhe e vetmja që ka pranuar humbjet e tilla.
Në anën tjetër, Bashkimi me një dhe Kastrioti me dy humbje të thella plotësojnë TOP 5-shen e humbësve pas ciklit të parë të Superligës.
TOP 5 Fitoret e ciklit të parë:
1 | Xhiro VI | Peja-Drita | 108-47 | +61 |
2 | Xhiro I | Sigal Prishtina - Drita | 108-56 | +52 |
3 | Xhiro I | Bashkimi-Peja | 52-91 | +39 |
4 | Xhiro VII | Kastrioti-Peja | 78-115 | +37 |
5 | Xhiro II | RTV 21 - Kastrioti | 89-53 | +36 |