PACERS
Humbja larg Indianës
12 November, 2013 @13:52
Dominimi i Indianës vazhdoi edhe në ndeshjen e tetë të stinorit kundër Memphis Grizzlies. Ndeshja e zhvilluar në Indianapolis, përfundoi me rezultat 95-79 në favor të vendasve.
Lance Stephenson bëri triple-double me 13 pikë, 12 asistime e 11 kërcime, ky ishte i pari në karrierën e tij. Ai u ndihmua edhe nga Paul George, me 23 pikë e 7 kërcime.
Në anën tjetër, tek arushat u dallua Marc Gasol me 15 pikë e 6 kërcime, të cilët nuk mjaftuan për ndërprerjen e serisë së Indianës.
Kjo ishte fitorja e tetë me radhë e Pacersit, të cilët janë ende skuadra e vetme pa humbje në NBA.
Ndeshjen e radhës Indiana do të luaj kundër Milwaukee Bucks, ndërsa Memphis Grizzlies do të përballet me Toronton.
Video
Triple-Double i Lance Stephensonit