LAKERS
Nash mungon 2 javë
12 November, 2013 @22:05
Skuadra Los Angeles Lakers, është duke luftuar me lëndime. Pas super yllit Kobe Bryant, tani trajneri Mike D’Antoni, nuk do të mund të shfrytëzojë edhe yllin Steve Nash.
Në lidhje me lëndimin, Nash tha: “Problemi është tek nervat që vijnë nga shpina, ngase ndiej dhimbje edhe tek gjunjtë, mund t’ju them që të njejtin lëndim e përjetova edhe në stinorin e kaluar”.
Nash, është lojtari më i vjetër në NBA, i cili ka 39 vjet, e stinorin e kaluar ka luftuar shumë me lëndime. Ai në 82 ndeshje të Lakersit, ka munguar 32 herë.