KUNDËRSHTARËT NË BIBL
Kozuvi bëhet lider
13 November, 2013 @20:27
Kozuv, ekipi maqedonas që bën pjesë në Balkan League, ka arritur të shënojë fitoren e tretë në këtë ligë duke e mposhtur sonte Craiovan rumune 84-78.
Me këtë fitore maqedonasit kanë dalë në vend të parë të ligës ballkanike dhe këtë vend do të mund t’ia merr vetëm Sigal Prishtina nëse nesër mbrëma do të arrijë që të shënojë fitore ndaj ekipit malazias, Teodo, në ndeshjen që luhet në Prishtinë.
Përkundër se Kozuvi ishte në epërsi gjatë gjithë ndeshjes, në disa momente edhe me epërsi 20 pikëshe, ata në fund rrezikuan fitoren, derisa mysafirët kishin rastin të çonin ndeshjen në vazhdime. Sidoqoftë në fund në saje të Igor Mijalovicit dhe dyshes Vladimir Filipovic e Austin Dufault, Kozuv arriti të fitojë dhe të del në pozitën e liderit.
Tabela aktuale dhe rezultatet e kësaj xhiroje.
Kozuv dhe Craiova me ekipet kosovare:
Kozuv deri më tani është ndeshur vetëm me Pejën nga ekipet kosovar dhe ka arritur t'i mposht ata si vendas 84-79; | |||
Kozuv me Sigal Prishtinën do të takohet në xhiron e shtatë që luhet më 10 dhjetor të këtij viti. Sigal Prishtina do të jetë mysafire e maqedonasve. | |||
Craiova rumune ende nuk është ndeshur me asnjërën nga ekipet kosovare. Ata xhiron e radhës në Balkan League do të udhëtojnë për Pejë. |