PËRFORCIMI I RTV 21
Teleboyi senegalez
15 November, 2013 @12:18
Vlerësimi i parë i Arben Krasniqit te ekipi i tij është se nuk ka lojtarë që mund të luftojnë në trapez. Për këtë ai që në javën e dytë të detyrës së tij si trajner i RTV 21-shit është përforcuar me dy basketbollistë që mund të luajnë në këtë pozitë.
Përveç Jeremy Price, basketbollist ky që ka punuar nën urdhërat e Krasniqit, tjetri është senegalezi Papa Dia, i cili ka përvojë nga liga të forta europiane.
Dia 26 vjeçar së fundi ka luajtur në ligën elite lituaneze të basketbollit për ekipin Siauliai, ku ka pasur minutazhë mesatare prej mbi 20 minutash pastaj 11.5 pikëve për ndeshje dhe 5.5 kërcimeve, që shikuar me cilësin e ligës, do të thotë se bëhet fjalë për një lojtar me cilësi të larta.
Dia para Lituanisë ka pasur aventura edhe në Spanjë e Kroaci - që janë vende të njohura për basketboll cilësor.
Me ardhjen e senegalezit 208 centimetërsh te RTV 21, është ç‘regjistruar si lojtar i këtij klubi Tray Hampton që ka zhvilluar vetëm dy ndeshje me klubin dhe erdhi rishtaz nga ligat nordike të basketbollit.