RTV 21
Price kthehet në Prishtinë
15 November, 2013 @11:59
Jeremy Price, ish basketbollisti i Sigal Prishtinës, kthehet në Prishtinë. Mirëpo, ai kësaj radhe do të luaj për skuadrën tjetër nga kryeqyteti kosovar, RTV 21.
Kështu ka konfirmuar FBK-ja në faqen zyrtare të saj duke pranuar kërkesën për regjistrim të lojtarit.
Price i cili ka luajtur në gjysmëstinorin vjeshtor 2012/13 për Sigal Prishtinën nën udhëheqjen e Arben Krasniqit, është kërkuar veçanërisht nga Krasniqi pasi që testin e tij nuk e kaloi John Pack i RTV 21-shit.
Trajneri me më së shumti trofe të fituara në Kosovë, Arben Krasniqi, ka ardhur javë më parë te RTV 21-shi dhe është duke e konsoliduar ekipin e tij të ri dhe Price është basketbollisti i parë që afrohet në ekip.
Price luan në pozitën e alo-qendrës që transferohet edhe në qendër, derisa është 203 centimetra i gjatë, kurse është në moshën 25 vjeçare.