Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INDIANA PACERS

Të pamposhturit

nba.com

Të pamposhturit


16 November, 2013 @11:31

Indiana Pacers, po vazhdon të qëndrojë si skuadra e vetme pa humbje në NBA. Fitoren e radhës, e shënuan kundër Milwaukee Bucksit me rezultat 104-77.

Pengesën e Bucks e kaluan pa problem, duke dominuar gjatë tërë ndeshjes, ku më i miri ishte Roy Hibbert që luajti me 24 pikë, 10 kërcime dhe dominoi në parket me 8 bllokada.

Gjithashtu edhe Paul George, shkëlqeu me 22 pikë. 

Në anën tjetër te humbësit, u dallua vetëm O.J Mayo me 20 pikë, por për ta ndalur Indianën, ishin të pamjaftueshëm.

Ky është starti më i mirë i ndonjë ekipi në NBA, që nga stinori 2002/03, ku Dallas Mavericksi e hapi stinorin me 14 fitore, që është edhe rekord në NBA.

E Indiana, ndodhet në krye të Konferencës Lindore, me nëntë fitore e asnjë humbje.


Video

Performanca e Roy Hibberts



 
Të gjitha lajmet nga NBA