KARAGAÇ
Derbi i xhiros, sonte
16 November, 2013 @11:59
Peja dhe Bashkimi sonte në Karagaç hapin ciklin e dytë të Superligës së Kosovës në basketboll. Kampionja aktuale e Kosovës në basketboll, Peja, ia ka dhënë goditjen më të madhe të stinorit, Bashkimit, në fillim të kampionatit, në xhiron e parë, duke e shkatërruar në Sezai Surroi.
Cilësia e pejanëve dhe ekipi kanë shumë më shumë sesa portokallët prizrenas të cilët përveç që bazohen te të huajt në ekip, nuk kanë edhe bankë të hajrit, prandaj ata duhet llogaritur të luajnë me më së shumti 7 lojtarë.
Peja, përkundër se po vuan shumë për një fitore në ligën ballkanike, në Superligë po e kanë lehtë, ndërsa sot për ata mund të jetë e vështirë pasi që pritet të ndodhë një fshesë e të huajve në ekip dhe - gjithçka lojtarët mund të jenë të koncentruar diku tjetër.
Por gjithsesi çdo rezultat përveç fitores së Pejës do të ishte befasi e dorës së parë në Karagaç sonte, ndërsa Bashkimi nuk besohet të ketë forcën për të arritur këtë.
Peja dhe Bashkimi janë ndër ekipet të pakta që nuk kanë ndërruar asnjë të huaj deri më tani prej fillimit të stinorit dhe bashkë me Sigal Prishtinën janë treguar si ekipe më serioze në këtë aspekt.
Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje zhvillohen nesër.
SUPERLIGA, Sonte
19:00, Karagaç, Pejë; | Peja-Bashkimi | Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Daut Mehmeti dhe Ilhan Xhaka; | Përballjet e ndërsjella të stinorit: Peja-Bashkimi (1-0); |