PEJA-BASHKIMI
Pa dallim nga takimi i parë
16 November, 2013 @21:09
Kampionja e Kosovës në basketboll është treguar sërish e furishme ndaj Bashkimit. Peja ka arritur të shënojë fitore bindëse 107-71 në ndeshjen e zhvilluar sonte në Karagaç, që ishte ndeshja e parë e ciklit të dytë të Superligës dhe i takoi xhiros së tetë.
Bashkimi ka pasur një nismë shumë të mirë në takim, duke luftuar në çerekun e parë ballë për ballë me Pejën, çerek ky që përfundoi 27-26 në të mirë të pejanëve.
E prej këtij momenti në parket ishte vetëm një ekip. Peja filloi që nga çereku i dytë të krijojë epërsinë ndaj prizrenasve të pafuqishëm, te të cilët vërehej mungesa e rotacionit në ekip dhe gabimet e shpejta personale të disa lojtarëve kyq të portokallëve, e bënë të vetën.
Interesant është edhe fakti që në këtë takim kanë qenë akterë 6 kroatë. Trajneri i Pejës Daniel Lutz dhe pesë basketbollistë: Vedran Morovic e Teo Simovic te Peja, ndërsa Denis Vrsaljko, Josip Blajic dhe Dino Erceg te Bashkimi.
Lojtari më i rëndësishëm i ndeshjes ka qenë Drilon Hajrizi me efiçencë 24, duke shënuar 24 pikë 2 asistime dhe 4 kërcime.
Te Bashkimi, vetëm dy basketbollistë kanë arritur të shënojnë pikë dyshifrore: amerikani Justin Cecil 15 dhe Josip Blajic 10 sosh.
Kjo është fitorja e shtatë e Pejës në kampionat, derisa Bashkimi ka regjistruar humbjen e katërt.
Rezultati, ndeshjet e nesërme dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
Peja | Bashkimi | ||
Çereku i parë | 27 | 26 | |
Çereku i dytë | 33 | 11 | |
Çereku i tretë | 25 | 23 | |
Çereku i katërt | 22 | 11 | |
Kërcime | 31 | 30 | |
Asistime | 26 | 17 | |
Topa të vjedhur | 5 | 1 | |
Topa të humbur | 11 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 12/29 | 4/18 | |
Tentime për dy pikë | 30/62 | 21/47 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 35/40 | 25/36 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 27 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
2 | Teo Simovic | 16 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
3 | Frederick House | 16 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Samir Shaptahovic | 14 pikë | 6 asistime | 2 kërcime |
5 | Vedran Morovic | 11 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
6 | George Oduwufa | 9 pikë | 4 kërcime | |
7 | Fahri Breca | 3 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
8 | Rron Grapci | 7 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
9 | Mirza Ahmetbasic | 3 pikë | ||
10 | Gerti Shima | 1 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Justin Cecil | 15 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
2 | Josip Bljajic | 10 pikë | 5 asistime | 2 kërcime |
3 | Dino Erceg | 9 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
4 | Altin Morina | 9 pikë | 3 kërcime | 2 asistim |
5 | Denis Vrsaljko | 9 pikë | 5 kërcime | |
6 | Bruno Daliu | 9 pikë | 4 kërcime | |
7 | Valentin Spaqi | 4 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
8 | Adnan Mustafa | 3 pikë | ||
9 | Qëndrim Ajazaj | 2 pikë | 2 kërcime | |
10 | Qëndrim Biraj | 1 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |