PEJË

BOROZANI/D.S.
Peja me ankesën e radhës
9 June, 2015 @12:41
Skuadra e Pejës është ankuar përsëri në Komisionin Arbitrar të FBK-së, pasi që Komisioni Disciplinor kishte ri-vërtetuar Vendimin edhe për herë të dytë.
“Ankesa i është drejtuar përsëri KA-së si shkalla efundit për shqyrtim të ankesës. Ne besojmë fuqishëm se KA do t’i shikojë të gjitha faktet dhe do të sjell vendim të drejtë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i klubit verdhezi sot.
Pasi që të mirret Vendimi përfundimtar nga KA, Peja do të analizojë situatën e krijuar dhe do të fillojë ndërtimin e skuadrës që do të luftojë për të qenë më e mira në Kosovë dhe BIBL.
Peja është dënuar me rënie nga elita e basketbollit dhe gjoba në të holla, pasi që nuk u kthye në parket gjatë ndeshjes së tretë finale të Play-Offit ndaj Sigal Prishtinës.
Peja është ankuar në siguri të ndeshjes, derisa KD ka thënë se siguria ka ekzistuar.