Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WARRIORS-CAVS 1-1

LeBroni superior

nba.com

LeBroni superior


8 June, 2015 @11:59

King Jamesi, dje në ndeshjen e dytë të serisë së finales, tregoi një performancë të jashtzakonshme kundër Golden State Warriors.

LeBroni, në mungesë të Kevin Love dhe Kyrie Irving, është detyruar që të mbetet në parket 50 minuta, pasi që ndeshja shkoi në vazhdime përsëri, sikurse në ndeshjen e parë.

Kësaj radhe, fitues nuk ishte Golden State, por Cleveland, të cilët e mposhtën kundërshtarin me rezultat të ngushtë 95-93.

Fitorja e djelmoshave të trajnerit David Blatt, ishte me vlerë shumë të madhe, ngase tani dy ndeshjet e radhës do të luhen tek palestra e Clevelandit.

Ndërsa LeBron James, ishte i pakapshëm në ndeshje, me 39 pikë, 16 kërcime e 11 asistime, arriti shifrat magjike triple-double.

Në anën tjetër, 34 pikët e Klay Thompsonit nuk mjaftuan për fitore, derisa në humbjen e luftëtarëve, ndikoi edhe heshtja e Stephen Curryt, i cili është mbrojtur mirë nga lojtarët e Cavsit dhe e përfundoi ndeshjen me 19 pikë.

Ndeshja e radhës do të luhet në Cleveland, me 9 qershor.

SKEMA E PLAYOFFIT


Video

LeBron James




FAKT:

LeBron James ka arritur shifrën e pesë triple-double've në finale të NBA-së.

 
Të gjitha lajmet nga NBA