PËRFUNDON STINORI

Foto: NBA.tv
Goditet Cleveland
5 June, 2015 @23:29
Cleveland Cavaliers pas humbjes së mbrëmshme në vazhdime, ka pësuar edhe një goditje të rëndë në vazhdim të finaleve të NBA-së.
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të skuadrës, Kyrie Irving, ka pësuar çarje në gjurit të majtë.
Ekipi i Clevelandit ka konfirmuar se basketbollisti i tyre do të jetë jashtë palestrave për 3-4 muaj, derisa do të duhet patjetër të hyjë në operacion.
Cleveland Cavaliers ka humbur ndeshjen e parë finale ndaj Golden State Warriors dhe është në disavantazh 1-0 para ndeshjes së dytë, që gjithashtu zhvillohet në Golden State.