KOMISIONI DISCIPLINOR

BOROZANI/D.S.
Peja, definitivisht në Ligë të Parë!
4 June, 2015 @20:56
Komisioni Disciplinor i FBK-së ka konfirmuar vendimin e vetë të mëhershëm për ndeshjen e ndërprerë finale të Play-Offit të Superligës për Pejën.
“Mbetet në fuqi Vendimi i KD-së së FBK-së me të gjitha pikat e tij,” ka njoftuar sot FBK-ja.
“Komisioni Disiplinor konsideron që akterët kompetent për organizmin e ndeshjes, për menaxhimin e situatës, vlerësimin e lojës, ndarjen e drejtësisë dhe kompetentët për ofrimin e sigurisë kanë ofruar fakte dhe dëshmi të mjaftueshme të cilat gjejnë fajtore KB Peja dhe demantojnë pretendimet se mosparaqitja e tyre ne loje lidhet me arsyetimet e tyre për mungesë te sigurisë,” thuhet në këtë Vendim.
Me këtë Peja mbetet në Ligë të Parë, përkundër ankesës në Komision të Arbitrazhit, që riktheu rastin te Komisioni Disciplinor.
Sidoqoftë, KD i ka dhënë mundësi Pejës për ankesë në tre ditët e ardhshme në KA.