LËVIZJA

BOROZANI/D.S.
Hulls kalon në Limburg
1 June, 2015 @12:22
Limburg United ka shtuar në radhët e veta basketbollistin e dalluar të Sigal Prishtinës, Jordan Hulls.
Amerikani 25 vjeç Hulls, ka qenë njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Sigal Prishtinës në stinorin që e lëmë pas, duke u shpallë kampion i Kosovës si dhe i Ligës Ballkanike.
Ai është përzgjedhur gjithashtu në ekipin më të mirë të huaj të stinorit në BIBL, derisa ka pasur mesatare prej 13.5 pikëve, 4.8 kërcimeve dhe 5.5 asistimeve në Superligë me Prishtinën, e 12.7 pikë, 4.1 kërcime, 3.6 asistime dhe 1.2 topa të vjedhur për ndeshje në Balkan League.
Njoftimin për kalimin e tij në Limburg e ka bërë të ditur Eurobasket.com.