PËRFAQËSUESJA

Publikohet lista e përfaqësueses U-20
28 May, 2015 @12:02
Përzgjedhësi i përfaqësueses U-20 të Kosovës, Ilir Selmani, dhe ndihmësi i tij, Ismet Ferati, kanë bërë publike 16 basketbollistët me të cilët do të bëhen përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U-20.
Kosova do të garojë në grupin B të Divizionit B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun, ndeshjet kundër të cilave do të zhvillohen ndërmjet datave 9-19 korrik 2015 në Szekesfehervar të Hungarisë.
Kundërshtarja e parë e Kosovës do të jetë Portugalia, e cila do të përballet më 9 korrik me djelmoshat tanë.
Lista e të ftuarve në përfaqësuesen U-20 të Kosovës
1 | Ujkan Karanezi | |||
2 | Mërgim Jakupi | |||
3 | Ardit Beqiri | |||
4 | Blendi Kadusha | |||
5 | Samir Zekiqi | |||
6 | Erris Nushi | |||
7 | Kujtim Sadiku | |||
8 | Agon Selmani | |||
9 | Leonard Mekaj | |||
10 | Egzon Kuqi | |||
11 | Gent Shabani | |||
12 | Lorik Kllokoqi | |||
13 | Burim Zekiqi | |||
14 | Mirza Muric | |||
15 | Musab Mala | |||
16 | Arian Mehmeti |