Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FBK - PEJA

Komisioni Arbitrar hedh poshtë pjesërisht vendimin e Komisionit Disciplinor

BOROZANI/ Lis Dorambari

Komisioni Arbitrar hedh poshtë pjesërisht vendimin e Komisionit Disciplinor


Në vijim ju sjellim vendimin e plotë të Komisionit Arbitrar për ankesën e KB Pejës.

27 May, 2015 @10:52

Në bazë te nenit 9 të Rregullores mbi punën e Komisionit Arbitrar dhe Ankesës, Nr.189 të dt.25.05.2015 (Ref):18/2015, Komisioni Arbitrar në përbërje, Halit Muharremi, Kryetar, Asdren Hoxha dhe Artan Qerkini, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më dt.26.05.2015 mori këtë:

V   E   N   D   I   M

  • Aprovohet pjesërisht Ankesa e KB Peja, Nr.189 e dt.25.05.2015 në mënyrën si në vijim:

  • Mbetet në fuqi, dënimi me gjobë në shumë prej 2.000,00 Euro.

  • Refuzohet  Ankesa e KB Peja që ka të bëjë me anulimin e ndeshjeve 2:1 për KB Sigal Prishtina.

  • Pika I e vendimit te Komisionit Discpilinor Nr.185, që ka të bëjnë me  diskulifikimin nga garat e mëtutjeshme në ETC Superligë dhe rënie në një rang më të ulët të garave të “KB Peja” dhe pika IV e të njejtit vendim që ka të bëjë me masën disciplinore, ndalim i ushtrimit të detyrës në kohëzgjatje prej 1 viti për z.Gazmend Pupovci i kthehen Komisionit Dispilinor në rivendosje.

 

A   R   S   Y    E   T    I   M

  • Fillimisht, Komisioni Arbitrar, analizoi, afatshmerinë e Ankesës së shqyrtuar edhe konstatoi se e njëjta është ushtruar brenda afatit të përcaktuar me regulloret në fuqi.

     

     

  • Pretendimet Ankimore te KB Peja, kanë të bëjnë me mosaplikimin e nenit 20 te Rregullave të Lojës së Basketbollit, (FIBA) të aprovuara me dt.02.02.2014, Barcelonë - Spanjë të cilat sipas Ankuesit, është dashur ti ketë parasysh, Komisioni Disiplinor me rastin e marrjes së vendimit të atakuar.
  • Pavarësisht nga pretnedimet ankimore, Komisioni për Arbitrazh kujdeset sipas detyrës zyrtare për aplikimin e drejtë të rregulloreve dhe akteve normative në fuqi.
  • Duke shqyrtuar,pretendimet ankimore, Komisioni Arbitrar arriti në përfundim se në rastin konkret, ankesa e KB”Peja”, që ka të bejë me ritkthimin e ndeshjeve të serisë finale të play-offit është jolëndore sepse vendimi i Komisionit Disiplinor i atakuar me ankesë nuk ka të bëjë fare me regjistrimin zyrtar të ndeshjes së serisë finale të play-offit në edicionin garues 20014/2015.
  • Po ashtu Komisioni Arbitrar e vlerësoi të drejtë Vendimin e Komisionit Disiplinor të cekur më lartë për sa i përket vendimit për denimin me gjobë.

  • Për sa i përket vendimit për diskulifikimin nga garat e mëtutjeshme në ETC Superligë dhe rënine në një rang më të ulët të garave të KB “Peja”, Komisioni Disiplinor nuk ka dhënë arsye për faktet vendimtare dhe për këtë arsye vendimi në fjalë konsiderohet i paekzaminueshëm.

  • Komisioni Disiplinor i FBK-së bënë vetëm një përshkrim të provave të shqyrtuara duke mos bërë fare edhe vlerësimin e tyre. Një prej elementeve esenciale të një vendimi të arsyetuar është vlerësimi i provave, e jo vetëm përshkrimi mekanik i tyre. Në pjesën arsyetuese të vendimit duhet të përcaktohet në mënyrë të qartë se çfarë vlere provuese ka secila provë, po ashtu duhet të vlerësohen provat një nga një dhe të gjitha së bashku, në mënyrë që të verifikohet se për cilat shkaqe Komisioni Disiplinor ka vendosur si në dispozitiv.

  • Komisioni për Arbitrazh arsyeton se Komisioni Disciplinor në vendimin e tij duhet të përshkruaj pjesët e deklaratave të vëzhguesit të ndeshjes të datës 19.05.2015; Deklaratën e gjyqtarit kryesor të ndeshjes z. Ivan Milicevic të datës 20.05.2015 si dhe deklaratat tjera dhe të përcaktojë se në çfarë mënyrë këto deklarata ndërlidhen me zbatimin e akteve normative të FBK-së të cituara në vendimin e tyre.

  • Në mënyrë të posaçme, Komisioni për Arbitrazh potencon faktin se me rastin e marrjes së vendimeve kapitale Komisioni Disiplinor duhet në mënyrë specifike ti peshojë rrethanat lehtësuese dhe ato rënduese të cilat në rastin konkret fare nuk përmenden në vendimin e Komisionit Disiplinor. Për trajtimin specifik të fakteve me rastin e matjes së denimit neni 23 i Rregullores Disiplinore, parashikon si “Me rastin e matjës së denimit merren parasysh të gjitha rrethanat që ndikojnë që denimi të jetë më i madh ose më i vogël, veçanarisht pesha e kundërvajtjes dhe pasojat, shkalla e përgjegjësisë e kryrësit, nxitjet e brendshme, rrethanat në të cilat është kryer kundërvajtja, qëllimi i shprehur, vetitë morale dhe qëndrimi i kryesit pas veprimit të bërë” .
  • Komisioni për Arbitrazh nuk gjeti se në pjesën arsyetuese të vendimit të Komisionit Disiplinor është aplikuar saktë dhe në mënyrë korrekte dispozita e nenit  23 të Rregullores Disiplinore.

  • Komisioni për Arbitrazh ex-officio kujdeset për shkeljet me rëndësi esenciale të dispozitave procesurale. 

  • Në këtë drejtim edhe pse KB “Peja”nuk e thekson në ankesën e saj, Komisioni për Arbitrazh gjenë se pika IV e vendimit të Komisionit Disiplinor  që ka të bëjë me përfaqësuesin zyrtarë të KB “Peja” ëshë kundërthënëse. Në këtë pikë z. Gazmend Pupovcit i shqiptohet masa disiplinore “ndalim i ushtrimit të detyrës, në kohëzgjatje prej një viti” , ndërsa në pjesën arsyetuese të vendimit thuhet se nga Komesari i Garave është propozuar që ndaj z. Gazmend Pupovcit zyrtarë i KB “Peja” të inicohet procedura disciplinore.  Prandaj, nuk është qartë se pse Komisioni Disiplinor nuk inicoi procedurë disiplinore por vendosi që z. Pupovci të ja shqiptojë masën disciplinore të ndalimit të ushtrimit të detyrës, në kohëzgjatje prej një viti.

  • Komisioni për Arbitrazh potencon faktin se gjatë rivendosjes, Komisioni Disiplinor përveç dispozitave të cekura në vendimin fillestar duhet të merrë parasysh edhe nenin 16 pika 6 dhe nenin 21 të Rregullores Disciplinore dhe pas administrimit të drejtë të provave të bie një vendim të ligjshëm. 

 

 

 

 

KOMISIONI ARBITRAR

  1. Halit Muharremi
  2. Asdren Hoxha-Anëtarë

     

  3. Artan Qerkini- Anëtarë


GSW-HOU 3-1

Houston mbijeton

NBA

Houston mbijeton

26/05/15 @ 11:30

ART GASHI

Gashi: “FBK i shkeli rregullat”

FBK Superliga

Gashi: “FBK i shkeli rregullat”

25/05/15 @ 19:15

CLEVELAND 3-0

Nga ferri, në parajsë...

NBA

Nga ferri, në parajsë...

25/05/15 @ 14:51

EUROLEAGUE

Edhe 2 vjet me Obradovicin

Euroleague

Edhe 2 vjet me Obradovicin

25/05/15 @ 12:12

HAWKS

Lëndohet Kyle Korver

NBA

Lëndohet Kyle Korver

24/05/15 @ 11:10

WARRIOS 3-0

Curry rekorder, Golden State para finales së madhe

NBA

Curry rekorder, Golden State para finales së madhe

24/05/15 @ 10:14

KARAGAÇ

Besa drejt mbijetesës

FBK Superliga

Besa drejt mbijetesës

23/05/15 @ 19:50

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga