GSW-HOU 3-1

nba.com
Houston mbijeton
26 May, 2015 @11:30
Një fitore jetike për Houstonin, erdhi dje në ndeshjen e katërt kundër Golden State Warriorsit.
Raketa e Houstonit, tani më nëse dëshiron që të fluturojë, duhet të mos pësoj asnjë humbje në ndeshjet e mbetura.
Në ndeshjen e katërt, Rockets e mposhti kundërshtarin me rezultat 128-115, ku James Harden, shkëlqeu me 45 pikë, 9 kërcime e 5 asistime.
Në anën tjetër, koshashënuesi më i mirë ishte Klay Thompson me 24 pikë, derisa në humbjen e Golden State ndikoi lëndimi i Stephen Curryt, i cili gjatë ndeshjes u rrëzua shumë keq në parket, edhepse arriti të kthehet por nuk mjaftuan 23 pikët e tij për fitore.
Në ndeshjen e radhës që do të luhet me 27 maj, në rast se fiton Golden State, do të kualifikohet në finalen e madhe të NBA-së.
Video
James Harden