Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CLEVELAND 3-0

Nga ferri, në parajsë...

nba.com

Nga ferri, në parajsë...


25 May, 2015 @14:51

Ndeshja e tretë e serisë Cleveland - Atlanta, për super yllin LeBron James, nuk startoi mirë.

Dhjetë tentimet e para që i bëri James, nuk arriti t’i shënojë, gjë që ishte hera e parë në karrierën e tij në një ndeshje Play Offi.

Por më pas, James e mori përgjegjësinë në duart e tij dhe u këndell në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e përfunduar ndeshjen me shifrat magjike me triple-double prej 37 pikëve, 18 kërcimeve e 13 asistimeve, që ia sjelli fitoren skuadrës me rezultat 114-111.

Edhepse ndeshjen e fitoi Clevelandi, sekondat e fundit i kaloi nën ethe, pasi Atlanta e kishte dy herë rastin për ta mposhtur kundërshtarin, por këtë nuk arritën ta shfrytëzonin dhe e shijuan humbjen e tretë në seri.

Ndeshja e radhës do të luhet me 26 maj.

SKEMA E PLAY-OFFIT


Video

Perfomanca e LeBron Jamesit


Lebron James



 
Të gjitha lajmet nga NBA