WARRIOS 3-0

Curry rekorder, Golden State para finales së madhe
24 May, 2015 @10:14
Stephen Curry ka shënuar 40 pikë sot për të demoluar tërësisht Raketat e Houstonit dhe për t’i dhënë ekipit të tij epërsinë 3-0 në seri.
Me këtë fitore, Golden State Warriors do të kërkojë edhe një fitore në cilëndo ndeshje të radhës për të arritur finalen e madhe të NBA.
MVP i stinorit të rregullt, Curry, ka qenë thjesht i pakapshëm mbrëmë.
Ai ka depërtuar nga çdo pozitë, ka shënuar 7 treshe nga 9 tentime, duke thyer rekordin e NBA-së në Play-Off për treshe, ndërsa ka bërë edhe kërcime të hatashme.
FAKTE:
Stephen Curry ka thyer rekordin e tresheve të shënuara në Play-Off, duke shënuar 64 në total, me këtë ndeshje. | Golden State Warriors do të arrijë finalen për herë të parë që nga viti 1975, nëse e eliminon Houston Rocketsin. |