CAVALIERS 2-0

nba.com
LeBron James s’po ndalet
23 May, 2015 @10:12
Cleveland Cavaliers, para se të dilte në ndeshjen e dytë, kishte mungesa të rëndësishme si Kevin Love e Kyrie Irving.
Të gjithë e favorizonin Atlanta Hawksin në këtë ndeshje, por “hesapi i çarshisë nuk u përputh me atë të shtëpisë”.
Tek Cavsi, ishte një LeBron James tejet i koncentruar për ndeshje, i cili bëri maksimumin për fitoren e dytë të skuadrës së tij me rezultat 94-82.
King James ishte i pakapshëm me 30 pikë, 11 asistime e 9 kërcime, i cili u ndihmua edhe nga Iman Shumpert me 16 pikë, në mungesë të Kevin Love dhe Kyrie Irving.
Në anën tjetër, 13 pikët e Dennis Shcroderit, ishte të pamjaftueshëm, për ta ndalur LeBron Jamesin së bashku me kompaninë.
Rezultati në seri tani është 2-0 në favor të Clevelandit, ku dy ndeshjet e radhës do të luhen në Cleveland me 24 dhe 26 maj.
Video
LeBron James