PLAY OUT

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv
Seria e Play-Outit, nis të shtunën
22 May, 2015 @10:53
Skuadra pejane, Besa, që i shpëtoi rënies direkte nga elita e basketbollit këtë stinor, duke përfunduar në vend të shtatë të tabelës, ka gjasa të shpëtojë tërë stinorin në ndeshje të Play-Outit.
Ekipi pejan, do të ndeshet me finalistin e Ligës së Parë, Newborn, nga Prishtina, të cilët në serinë prej maksimalisht tre ndeshje dhe me dy fitues, do të kërkojnë sigurimin e elitës.
Nëse Besa arrin mbijetesën, ky do të jetë stinori i tretë i tyre radhazi në Superligë, prej se erdhën nga Liga e Parë, ndërkaq, Neëborni do të regjistronte suksesin më të madh në historinë e shkurtër të kësaj skuadre.
Seria nis në Karagaç të Pejës, me fillim në ora 18:00, nesër.