Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WARRIORS 2-0

Luftëtarët thellojnë epërsinë

Foto: nba.com

Luftëtarët thellojnë epërsinë


22 May, 2015 @8:22

Ylli i Houston Rocketsit, James Harden, e kishte fatin e ekipit në duart e tij, por nuk e shfrytëzoi këtë. 

E tash, Golden State Warriors ka epërsinë 2-0 në seri dhe është larg vetëm 2 fitore në rrugë për finalen e madhe të NBA-së. 

Të udhëhequr nga MVP Stephen Curry, Luftëtarët kanë arritur të shënojnë fitore të ngushtë në ndeshjen e dytë, 99-98 ndaj Raketave. 

Curry shënoi 33 pikë, para se Harden të humb topin në sekondat e fundit të ndeshjes spektakulare, ku dueli mes MVP-së Curry dhe konkurrentit kryesor për MVP, Harden - ka qenë i mrekullueshëm. 

Harden shënoi 38 pikë në humbjen e ekipit të tij, realizoi 10 kërcime dhe i mungoi një asistim për kompletim të triple-double. 

Ndeshja e tretë e serisë luhet në Houston me 23 maj. 

SKEMA E PLAY-OFFIT.


Video

Steph Curry dhe James Harden



 
Të gjitha lajmet nga NBA