EUROBASKET 2015

BOROZANI/ Erdis Driza
Polonia fton Dardan Berishën
22 May, 2015 @0:21
Dardan Berisha mund të ketë rastin të luajë përsëri në një Kampionat Europian.
Basketbollisti i shpallur MVP në Kosovë dhe në Ligën Ballkanike është në planet e përzgjedhësit të përfaqësueses së Polonisë, Mike Taylor.
Sipas burimeve të Kohavisionit, Berisha është kontaktuar zyrtarisht për të qenë pjesë e kampit stërvitor të përfaqësueses polake, që do të jetë në kuadër të përgatitjeve për Eurobasket 2015.
Dardani kishte luajtur edhe në Eurobasketin 2011 me fanellën polake, ndërsa kjo është ftesa e parë që ka ardhur në adresë të tij prej se është kthyer në Kosovë për të luajtur me skuadrat e vendit.