PA SPONZOR

BOROZANI/Lis Dorambari
ETC tërhiqet nga sponzorimi i Superligës!
20 May, 2015 @18:29
Superliga ka mbetur pa sponzorin e saj ETC. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë pronari i rrjetit të Qendrave Tregtare në fjalë, duke thënë se vendimi nuk ka qenë emocional, por ka ardhë si pasojë e shkeljes së marrëveshjes.
“Duhet ta bëjmë të qartë se vendimi nuk ka qenë emocional, por si pasojë e shkeljes së marrëveshjes. Kompani tjera me më pak kontribute, kanë qenë më shumë prezente në palestrat sportive sesa ne,” ka thënë Ramiz Kelmendi, pronar i ETC për Telegrafi.com, duke sqaruar se ky vendim i kompanisë së tij nuk lidhet me vendimin dhe propozimin e FBK-së, që doli pas ndeshjes finale, Sigal Prishtina - Peja.