FINALJA E PERËNDIMIT

Luftëtarët shkrijnë disanvatazhin 16 pikësh për 1-0
20 May, 2015 @8:17
Golden State Warriors nuk ka lëshuar rastin e parë të finales si vendas në finale të Konferencës Perëndimore sot.
Edhepse ishin 16 pikë në disavantazh në çerek të dytë, lideri i stinorit të rregullt Golden State ka arritur që përmes MVP-së së pjesës së rregullt të këtij stinori të fitojë ndeshjen me rezultat 110-106 në fund.
Stephen Curry shënoi 34 pikë në fitoren e parë të ekipit të tij, derisa ekipi arriti të ndalë lojtarin më të mirë të Houston Rocketsit, James Harden në çerekun e fundit.
Curry përveç 34 pikëve regjistroi edhe 5 asistime e 6 kërcime, derisa në fitore u dallua edhe Shaun Livingston, që nga banka shënoi 18 pikë. E Draymond Green përfundoi ndeshjen me double-double prej 13 pikëve, 12 kërcimeve duke shtuar edhe 8 asistime.
Te Houston, që mund të thuhet se fitorja i iki nga duart, më efikasi ishte si zakonisht Harden, me 28 pikë të shënuara. E vetëm Trevor Ariza me 20 dhe Josh Smith me 17 pikë, kanë qenë basketbollistët tjerë të ekipit që arritën të shënojnë pikë dyshifrore në ndeshje.