Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET KRYETARI

Komunikatë e kryetarit të FBK-së

Erolld Belegu (majtë) kreu i FBK-së, pranë kreut të KOK-ut, Besim Hasani/ BOROZANI/ Lis Dorambari

Komunikatë e kryetarit të FBK-së


19 May, 2015 @18:42

Erolld Belegu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka lëshuar një komunikatë për media, menjëherë pas Vendimit të Komesarit të Garave lidhur me ndeshjen e tretë të serisë finale të Play-Offit të Superligës së Kosovës. 

Po ua sjellim atë të pandryshuar fare. 

“Vendimin e Komesarit të Garave lidhur me ndeshjen e tretë të serisë finale të play-off-it të ETC Superligës së Kosovës në mes Sigal Prishtinës dhe Pejës e pranova me keqardhje të madhe. Unë konsideroj që Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), përgjatë këtij edicioni ka arritur suksese të jashtëzakonshme, ndërsa një përfundim i tillë i këtij edicioni na vë në pozitë të palakmueshme para FIBA-s, Ligës Ballkanike (BILB), sponsorëve, partnerëve dhe opinionit të gjerë, por edhe minimizon mundin e secilit anëtar, të tashëm apo të dikurshëm të FBK-së, për të arritur deri në nivelin ku jemi sot.

Nuk ndodh shpesh që federatat të jenë të detyruara që të marrin vendime për përfundimin e serisë finale jashtë terrenit. Sidoqoftë, kam besim të plotë në organet e FBK-së, profesionalizmin dhe objektivitetin e tyre dhe jam i bindur se vendimet e tyre janë ato të duhurat dhe të bazuara në propozicionet e garave dhe aktet tjera normative të zbatueshme për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe të gjithë anëtarët e saj.

Nga këndvështrimi personal, nëpër media është përfolur përfshirja ime në situatën e krijuar mbrëmë në Prishtinë, andaj më duhet të sqaroj se unë kam qenë i pranishëm në palestër bashkë me zyrtarë tjerë të lartë të FBK-së, por përfshirja ime në këtë rast ka qenë vetëm në kuptim të bindjes së ekipit KB Peja që të kthehet në fushë. Por,në asnjë moment unë dhe kolegët e mi nga FBK nuk kemi ndërhyrë në kompetenca të gjyqtarëve dhe vëzhguesit të ndeshjes, e as të Policisë së pranishme në sallë. Ne në asnjë moment nuk kemi dhënë vlerësime apo gjykime mbi sigurinë në sallë dhe nuk kemi ndërhyrë me vendimet e gjyqtarëve apo vëzhguesit të ndeshjes, të cilët kanë treguar edhe këtë radhë profesionalizëm të plotë, por edhe tolerancë për sjelljet e ekipit të KB Peja, duke u akorduar atyre për kthim në fushë bindshëm më shumë kohë se sa koha e paraparë me Propozicionet e Garave, gjithnjë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe pasojat e braktisjes së saj.

Përfundimi i këtillë i këtij edicioni është i dhimbshëm për të gjithë ne në Federatën e Basketbollit të Kosovës, por siç kemi dëshmuar shumë herë deri tani, ne duhet të jemi të pakompromis dhe të paanshëm në zbatimin e rregullave të lojës dhe akteve normative të FBK-së dhe FIBA-s të cilat i shërbejnë mbarëvajtjes së organizimit të sportit tonë të zemrës.

Si anëtari më i ri i FIBA dhe FIBA Europe, ne mbesim të përkushtuar për krijimin e një ambienti adekuat për zhvillimin e basketbollit për të gjithë, e zbatimi i drejtë i akteve normative që rregullojnë zhvillimin e garave në vend përbën parakusht themelor për këtë,” ka shkruar ai. 

Sipas Vendimit të Komesarit të Garave, Sigal Prishtina është shpallë kampione e Kosovës në basketboll, derisa Peja është propozuar që të bie në një rang më të ulët të garave.

 


KOMISIONI DISCIPLINOR

Nesër vendoset përfundimisht për fatin e Pejës

FBK Superliga

Nesër vendoset përfundimisht për fatin e Pejës

19/05/15 @ 18:45

EKSKLUZIVE

Gashi: Vendimi më i rëndë në basketbollin e pasluftës

FBK Superliga

Gashi: Vendimi më i rëndë në basketbollin e pasluftës

19/05/15 @ 18:27

VENDIMI

Peja në Ligë të Parë, Prishtina kampione!

FBK Superliga

Peja në Ligë të Parë, Prishtina kampione!

19/05/15 @ 17:54

CAVS

Kthehet Irving

NBA

Kthehet Irving

19/05/15 @ 14:38

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga