Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAVS

Kthehet Irving

Kthehet Irving


19 May, 2015 @14:38

Njëri ndër basketbollistët më të mirë të Cleveland Cavaliersit, Kyrie Irving, i është kthyer stërvitjeve dhe ka bërë të ditur se do të luajë në ndeshjen e parë të finales së Konferecës Lindore, ndaj Atlanta Hawksit. 

“Do të jem në lojë,” ka thënë ai, transmeton sot nba.com, që ka njoftuar se basketbollisti 23 vjeç, 191 centimetra i gjatë ka kryer stërvitjet me LeBron Jamesin. 

Edhe pse AllStar lojtari nuk mund të jetë 100% i gatshëm për lojë, ai pritet të kontribuoj sadopak në ndeshje, ka komentuar më tej faqja zyrtare e NBA-së. 

Cleveland Cavaliers ndeshet me Atlanta Hawksin në finale të Konferecës Lindore, derisa Atlanta ka përparësinë e terrenit vendas. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA