PAS NDESHJES
BOROZANI/D.S.
Aryseja e ndërprerjes së finales
18 May, 2015 @21:59
Burime jozyrtare të ndeshjes, kanë bërë të ditur për Borozani.com se arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, ka qenë mungesa e sigurimit të mjaftueshëm në ndeshje, sipas ekipit pejan.
Për këtë arsye, Peja nuk u paraqit në fushë në pjesë të dytë ndërsa zyrtarët e ndeshjes, pasi që përfunduan periudhën e pritjes sipas Propozicioneve të Garave, kanë përfunduar atë.
Në atë moment rezultat ishte 39-26 në të mirë të Prishtinës, derisa lojtari më i dalluar i ndeshjes ka qenë Dardan Berisha me 22 pikë të shënuara.
Peja ende nuk ka dalë me qëndrim zyrtar për rastin, derisa Prishtina pret fitoren në tavolinë.