JUNIORËT

Foto: FBK
Sharrcem Prishtina, kampion te juniorët
18 May, 2015 @18:31
Sharrcem Prishtina është shpallur kampione e Ligës se Juniorëve për edicionin 2014/15.
Në ndeshjen e tretë finale të luajtur në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet, Prishtina e ka mposhtur Vushtrria Basketin me shifrat 100:83, për rezultatin në seri 3:0.
Seria finale ka kaluar në shenjë të basketbollistëve të Sharrcem Prishtinës, të cilët ishin më të mirë në të gjitha duelet dhe kështu me meritë arritën të stolisen me titullin e kampionit.