Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WEST FINALS

Raketa fluturon në finale

nba.com

Raketa fluturon në finale


18 May, 2015 @9:26

Houston Rockets, ka befasuar keq Los Angeles Clippersin.

Seria e gjysmëfinales, shkonte në favor të Clippersave, ku pas katër ndeshjeve rezultati në seri ishte 3-1 për skuadrën nga Los Angelesi.

Por, James Hardeni së bashku me kompaninë e tij, nuk u dorëzuan dhe duke i fituar tre ndeshjet e mbetura, arritën ta eliminojnë kundërshtarin me rezultat 4-3 në seri, derisa ndeshjen e fundit e përfunduan 113-100.

James Harden me 31 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, derisa u ndihmua nga Trevor Ariza me 22 dhe Dwight Howard 16 pikë. 

Në anën tjetër, 27 pikët e Blake Griffinit dhe 26 të Chris Paulit, nuk mjaftuan për finale të Konferencës Perëndimore.

Pas ndeshjes, Harden tha: 

Ky ishte një grusht ekipor i suksesit, ne luftuam, ne me të vërtetë luftuam në tre ndeshjet e vështira të fundit dhe e përfunduam këtë”. 

Raketa e Houstonit, është bërë skuadra e nëntë në histori të NBA-së, e cila arriti ta kthejë serinë, prej 3-1 dhe pas 18 viteve e shijuan finalen e Konferencës, derisa në finale do të përballen me Golden State Warrios.

Përballja finale e Konferencës do të vë kokë më kokë dy lojtarët më të mirë të stinorit të rregullt, MVP-në Stephen Curry dhe vendin e dytë, James Harden.

SKEMA


Video

Houston Rockets



 
Të gjitha lajmet nga NBA