Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR 2015 - MADRID

CSKA e treta, mund Fenerbahçen

CSKA e treta, mund Fenerbahçen


17 May, 2015 @19:20

Skuadra ruse, CSKA Moska, ka zënë vendin e tretë në Euroleague duke e mposhtur Fenerbahçen sonte, 86-80. 

Ekipi rus ka bërë gjithçka për fitore në pjesë të parë të ndeshjes, 27-13 çereku i parë dhe 21-11 çereku i dytë. 

Në pjesën e dytë, Fenerbahçja dominoi me 31-18 dhe 25-20 në çerekun e tretë dhe të katërt, por ishte e pamjaftueshme që të përmbyset epërsia e CSKA-së. 

Kenan Sipahi, luajti 2 minuta e gjysmë në këtë ndeshje, derisa lojtari më i dalluar i Fenerit ishte Andrew Goudelock me 24 pikë të shënuara. 

Te CSKA u dalluan Nando De Colo me 17, pastaj Demetris Nichols me 14 dhe Aaron Jackson me 12 pikë në fitore. 

Në finale më vonë luajnë: Real Madrid - Olympiacos.

SKEMA E FINAL FOUR 2015 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague