Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WEST FINALS

Pas 39 viteve…

nba.com

Pas 39 viteve…


16 May, 2015 @16:11

Pas 39 viteve, skuadra e Golden State Warriorsit, arriti të kualifikohet përsëri në finale të Konferencës Perëndimore.

Forma e shkëlqyer e djelmoshave të trajnerit, Steve Kerr, u shpërblye me finale të Konferencës, duke e mposhtur në ndeshjen e gjashtë të serisë Memphisin me rezultat 108-95 dhe në përgjithësi 4-2.

Stephen Curry ishte me plotë kuptimin e fjalës i pandalshëm, ngase arriti të shënojë në çerekun e tretë edhe nga fusha e tij, gjë që tregoi se sa është i pakapshëm.

MVP i stinorit të rregullt, Curry, shkëlqeu me 32 pikë 10 asistime e 6 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga partneri i tij Klay Thompson me 20 sosh.

Në anën tjetër, Marc Gasol, me 21 pikë nuk arriti t’i ndihmoi skuadrës, të cilën do ta shikojë vazhdimin e Play Offit nga televizori.

Golden State në finale do ta pret kundërshtarin nga dueli Los Angeles Clippers - Houston Rockets, që është rezultati 3-3.  

SKEMA


Video

Stephen Curry



 
Të gjitha lajmet nga NBA