EAST FINALS

nba.com
Kundërshtari i Cavsit, Atlanta
16 May, 2015 @12:47
Një ndeshje emocionale dje u zhvillua në Verzion Center të Washingtonit.
Ndeshja vendimtare për magjistarët e Washingtonit, nuk ia filloi mirë, por kah çereku i tretë u këndellën dhe në fund të çerekut të katërt kaluan në epërsi.
Por, epërsia shkonte herë andej herë këndej, derisa krejt në fund e kishte rastin që të bëhet hero Paul Pierce, i cili shënoi, por kishte skaduar koha dhe tabela tregonte se Altanta Hawks e kishte përfunduar ndeshjen me rezultat 94-91.
Tek Atlanta, rolin kryesorë e luajtën DeMarre Caroll me 25, Paul Millsap dhe Jeff Teague me nga 20 pikë të shënuara secili.
Ndërsa 29 pikët e Bradley Bealit, nuk mjaftuan për Washingtonin.
Atlanta në finale të Konferencës Lindore, do të përballet me Cleveland Cavaliersin më 20 maj, në ndeshjen e parë të serisë.
Video
Atlanta Hawks