FINAL FOUR 2015 - MADRID

REUTERS/Arkiv
Mjeshtri Spanoulis, çon Olympiacosin në finale
15 May, 2015 @20:04
Ustai i basketbollit grek dhe atij europian, Vassilis Spanoulis, ka shënuar pikët vendimtare të ekipit të tij në fitoren e sontme, në takimin e parë gjysmëfinal të Final Four të Euroleague.
Dyshja e tij ia dha epërsinë 66-63 Olympiacosit, 1:16 minuta pa përfunduar ndeshja. Ndërsa kur CSKA u barazoi në 66-66, 31 sekonda para fundit të takimit, Spanoulis shënoi edhe një treshe për 69-66, për të përfunduar ndeshja në sekondat e fundit me 70-68 për ekipin grek, që mposhti CSKA Moskën ruse dhe arriti të bëhet finalisti i parë në Madrid 2015.
Georgios Printezis me 14 pikë + 4 asistime e 8 kërcime ka qenë më i dalluari te ekipi grek, ndërsa Spanoulis 33 vjeç, shënoi 13 pikë e 3 asistime, kurse Kostas Sloukas 10 pikë e 2 kërcime në fitoren e athinasve.
Te CSKA, që për herë të tretë me radhë nuk po arrin finalen e Euroleague, duke u mposhtur në gjysmëfinale, Nando De Colo përfundoi ndeshjen si më efikasi, me 18 dhe Sasha Kaun me 11 pikë tjera.
Finalisti tjetër do të bëhet i ditur 3 orë më vonë, kur Fenerbahçe e Kenan Spahisë, luan ndaj Real Madridit.
SKEMA E FINAL FOUR 2015 NË EUROLEAGUE
Video
Spanoulis dhe 30 sekondat e fundit të ndeshjes