TE VENDIMTARJA

Houstoni sezacional, ngrin LA Clippersat
15 May, 2015 @7:56
Corey Brewer ka shënuar 15 pikë në çerekun e katërt të ndeshjes, derisa Houston Rockets ka shkrirë deficitin prej 19 pikëve për të mposhtur Los Angeles Clippersin 119-107 si mysafir.
Me këtë seria është barazuar në 3-3 dhe finalisti i Konferencës Perëndimore do të vendoset në Houston, në ndeshjen e shtatë që luhet të dielën vonë.
James Harden ka shënuar 23 pikë, duke qenë 100% i saktë nga gjuajtjet e lira, 11 sosh, kurse Dwight Howard ka regjistruar double-double prej 20 pikëve dhe 21 kërcimeve në fitoren e dytë me radhë për barazim të serisë, nga 3-1 në 3-3.
Lojtari më i dalluar i Clippersit, Blake Griffin, që shënoi 28 pikë në ndeshje, nuk ka arritur që të realizojë asnjë pikë në çerekun e fundit, derisa Houston këtë çerek e fitoi 40-15 për të ngrirë ekipin e Los Angelesit, që mendoi se u fitua ndeshja në fund të çerekut të tretë.
Video
LA Clippers - Houston Rockets (Ndeshja VI)