DREJT FINALES

Kërcimi i Horfordit, sjell fitoren
14 May, 2015 @8:18
Duke vazhduar ende stinorin e tyre magjik, Atlanta Hawks, 8 sekonda pa përfunduar ndeshja kërkonte lojtarin që do të shënonte pikët e fitores për ekipin, pasi që ekipi ishte në disavantazh 81-80.
Ky njeri sigurisht nuk ishte qendra Al Horford, që kërceu për të marrë topin nën kosh të shutuar nga Dennis Schroder, për të shënuar pikët mbi Nenen për fitoren 82-81 dhe epërsinë në seri, 3-2.
Horford përfundoi ndeshjen me double-double prej 23 pikëve dhe 11 kërcimeve, ndërsa Paul Millsap dhe Jeff Teague shtuan nga 14 pikë për fitoren e sekondës së fundit të ekipit të tyre.
Washingtoni provoi shutin nga gjymsa në sekondën e mbetur të ndeshjes, por më kot. Bradley Beal me 23 pikë e John Wall me 15 të tjera nuk arritën që të bëjnë më shumë për ekipin e kryeqytetit amerikan, derisa Paul Pierce u ndalë në 11 pikë.
Ndeshja e gjashtë e serisë luhet në Washington, të premten natën vonë.
Video
Atlanta Hawks - Washington Wizards (Ndeshja V)
Çaste nga fitorja e Atlantës përballë Wizardsit sot