FINALET E FEMRAVE

BOROZANI/D.S.
Prishtina afër mbrojtjes së titullit
13 May, 2015 @22:20
Vashat e ekipit të Prishtinës kanë arritur të shënojnë fitore në përballjen e parë finale ndaj Trepçës të zhvilluar sonte.
Të drejtuara nga trajneri Fidan Shatri bardhekaltërat kanë mposhtur kundërshtaret mitrovicase me rezultat 51-44 në duelin e parë final të Ligës së Femrave.
Ndeshjen e radhës, që ende nuk e ka të përcaktuar datën, Trepça do të shikojë të barazojë serinë, në të kundërtën nëse fiton pra Prishtina, do të shpallet kampione e Kosovës.
Ndeshja e dytë finale do të luhet të dielën në Vushtrri me fillim nga ora 18:00. Nëse Prishtina shënon fitore do të shpallet kampione për herë të nëntë që nga paslufta, kurse nëse pëson humbje, atëherë mbetet që gjithcka të zgjidhet në mesjavën e ardhshme në kryeqytet.