EPËRSIA TE CAVS

Le38on James, për epërsi të Cavs
13 May, 2015 @9:19
Lebron James edhe njëherë tregoi se përkundër mungesave në ekip, ai është i vetmi që mund të bëj gjithçka aty.
Double-double me 38 pikë, 12 kërcime, shto këtu edhe 6 asistime e 3 topa të vjedhur - për fitoren e radhës të Cleveland Cavaliersit në seri për fitoren 106-101.
“E falenderoj që po na bart të gjithëve në shpinë,” ka thënë Kyrie Irving, bashkëlojtar i James, që shtoi 25 pikë tjera në fitoren e ekipit të tij.
Te Chicagoja, Jimmy Butler shënoi 29 pikë, ndërsa Derrick Rose u ndalë në 16 pikë e 7 asistime.
“Ne ishim të ngadalshëm. Ai ishte më i shpejtë,” ka qenë komenti i trajnerit të Chicago Bullsit, Tom Thibodeau.
Nesër mbrëma, Cleveland mund të arrijë për herë të parë finalen e Konferencës Lindore që nga vitit 2009, nëse e mposht në ndeshjen e gjashtë Chicagon në United Center të Chicagos.
Video
Cleveland Cavaliers - Chicago Bulls (Ndeshja V)
Çastet më interesante nga ndeshja e pestë e serisë ndërmjet Clevelandit dhe Chicagos