VESELI

BOROZANI/D.S.
‘Do të tregojmë se e kanë gabim ’
12 May, 2015 @19:32
Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, që nuk pati rastin të zhvillojë tërë ndeshjen e parë finale për shkak të gabimit teknik diskualifikues, në një prononcim të tij për ditoren Zëri sot, ka thënë se Peja do të tregojë forcën në Karagaç para Prishtinës.
“Në lojën e parë asgjë nuk na shkoi për dore. Kemi kohë për t’i përmirësuar gabimet. Nëse fitojmë në Pejë, gjithçka do t’ia nis prej fillimit,” ka thënë fillimisht Veseli, për ditoren në fjalë.
“Fitorja në lojën e parë ndoshta i jep shpresë Prishtinës, por kjo ishte vetëm një natë e keqe për ne. Të enjten do t’u tregojmë se e kanë gabim nëse mendojnë se do ta mbyllin serinë finale 3-0,” ka shtuar ai.
Veseli përfundoi ndeshjen e parë me 5 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime në 15 minutëshin sa luajti, derisa Peja u mposht 92-73, ku Prishtina morri epërsinë 1-0 të serisë finale për të bërë hapin e parë drejt mbrojtjes së titullit kampion.
Ndeshja e dytë finale luhet të enjten në Karagaç të Pejës.