THE FINALS - GAME 2

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Finalja, vazhdon të enjten në Karagaç
12 May, 2015 @15:06
Sot është përcaktuar data dhe ora e ndeshjes së dytë finale të Play-Offit të Superligës në basketboll.
Peja do të pret Prishtinën në ndeshjen e dytë në Karagaç të enjten në ora 19:30.
Ndeshjen e parë të serisë finale e fitoi Prishtina në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve dhe ka epërsi 1-0 në seri.
Finalja do të vazhdojë në sistemin vajtje-ardhje deri sa njëra skuadër të fitojë tre ndeshje për tu shpallë kampion.