Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GSW 2-2 MEG

Curry fenomenal, barazon serinë

Curry fenomenal, barazon serinë


12 May, 2015 @9:07

Ngritja e nivelit të intenzitetit të lojës nga trajneri Steve Kerr i dha fitoren e radhës Golden State Warriors në seritë gjysmëfinale të Konferencës. 

Nën dirigjimin e MVP-së së stinorit të rregullt, Stephen Curry, Golden State barazoi serinë ndaj Memphisit në 2-2, pas fitores me rezultat 101-84. 

“Kjo ka qenë ndeshja më e mirë që e kemi zhvilluar në këtë seri të Play-Offit,” ka thënë dukshëm i kënaqur me fitore dhe me zbatimin e detyrave nga lojtarët, trajneri Kerr. 

Curry përfundoi ndeshjen me 33 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime, krahas dy topave që i vodhi. 

Atij me double-double i ndihmoi edhe Draymond Green, që shënoi 16 pikë dhe kërceu 10 herë në fitoren e ekipit të tij. 

Te Memphis, Marc Gasol me 19 pikë + 10 kërcime dhe Zach Randolph me 12 pikë + 11 kërcime kanë qenë më të dalluarit. 

Ndeshja e pestë e serisë luhet në Golden State të mërkurën mbrëma vonë, me kohën tonë lokale.


Video

Memphis Grizzlies - Golden State Warriors (Ndeshja IV)

Çastet nga ndeshja e katërt e serisë dhe fitorja e Golden State Warriorsit ndaj Memphis Grizzliesit



 
Të gjitha lajmet nga NBA