Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KING JAMES

LeBron, ia kthen borxhin Chicagos

REUTERS/Arkiv

LeBron, ia kthen borxhin Chicagos


11 May, 2015 @12:29

LeBron James ka treguar se është lojtar i madh edhe njëherë mbrëmë, në fitoren e ekipit të tij Cleveland Cavaliers ndaj Chicago Bullsit, duke shënuar pikët vendimtare të skuadrës së tij në sekondën e fundit. 

Mirëpo, e tëra nuk përfundon këtu. Trajneri i Cavaliersave, David Blatt, kishte kërkuar që James të gjuaj autin dhe të luhet sulmi për të shënuar pikë. 

“Ma jepni mua topin dhe do të shënojë. Dikush tjetër le të fut topin në lojë,” i tha King James tranjerit Blatt, gjatë TimeOutit për të vendosur fatin e takimit dhe për t’ia kthyer borxhin Chicagos, që kishte fituar në këtë mënyrë, përmes pikëve të Derrick Rose ndeshjen e tretë të serisë. 

Tashmë, seria është barazuar në 2-2 dhe Cavaliersat me Bullsin do të vazhdojnë të sjellin dramë derisa të përcaktojnë finalistin e Konferencës Lindore. 

“U desht ta nxjerrja autin unë. Por i thashë trajnerit që këtë nuk do ta bëj. Dikush tjetër le ta nxjerrë topin. Unë do ta marrë atë dhe do të shënojë për fitore. Në rastin më të keq, jemi në vazhdime,” ka thënë pas ndeshjes James, transmeton nba.com sot. 

Ndeshja e pestë e serisë luhet në Cleveland, ndërsa ndeshjen e mbrëmshme James e kompletoi me 25 pikë, 14 kërcime dhe 8 asistime, duke qenë shumë afër triple-double’it. 

Te Chicago, Derrick Rose përfundoi ndeshjen me 31 pikë dhe 4 asistime, derisa përveç tij vetëm edhe Jimmy Butler shënoi pikë dyshifrore, 19 sosh. 

SKEMA AKTUALE E PLAYOFFIT NË NBA


Video

Chicago Bulls - Cleveland Cavaliers 84-86

Çaste nga ndeshja dhe pikët vendimtare të LeBron Jamesit



 
Të gjitha lajmet nga NBA