DUELI I PARË

Prishtina e nis me fitore
10 May, 2015 @21:56
Sigal Prishtina ka arritur të dalë fituese në përballjen e parë të serive finale ndaj Pejës.
Ekipi prishtinas u tregua më i mirë se ai i Pejës dhe në fund korri fitore për të marrë epërsinë e serive në 1-0.
Sigal Prishtina, përfundoi pjesën e parë të ndeshjes me 10 pikë epërsi, 53-43.
Ndërkaq, Peja në pjesën e parë humbi njërin ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadër, Alban Veselin, për shkak të 5 gabimeve personale.
Sidoqoftë, çereku i dytë i ndeshjes ishte më i mirë për Pejën, pasi që të parin e humbën 30-14.
Në nismë të pjesës së dytë të ndeshjes Prishtina kaloi më lehtë duke e përfunduar 30 minutëshin e ndeshjes me 16 pikë epërsi, 76-60.
E në 10 minutëshin e fundit, Prishtina diti të ruaj epërsinë për përfundimtaren, 92-73.
Me pikë dyshifrore te ekipi prishtinas përfunduan ndeshjen, Bojan Trajkovski 22, Blerim Mazreku 17, Edmond Azemi 18 dhe Jordan Hulls15 , derisa Dardan Berisha nuk u paraqit fare në lojë.
Te Peja, më të dalluarit në këtë ndeshje kanë qenë: Janou Rubin me 23 pikë, pastaj Drilon Hajrizi me 17 si dhe Jozo Brkic me 13 të tjera të shënuara.
Ndeshja e ardhshme finale luhet në Karagaç të Pejës, ndërsa data dhe ora përcaktohet më vonë.
Statistikat ekipore
SIGAL PRISHTINA | PEJA | ||
Çereku i parë | 30 | 14 | |
Çereku i dytë | 23 | 29 | |
Çereku i tretë | 23 | 17 | |
Çereku i katërt | 16 | 13 | |
Kërcime | 42 | 26 | |
Asistime | 27 | 20 | |
Topa të vjedhur | 4 | 9 | |
Topa të humbur | 16 | 7 | |
Bllokada | 1 | - | |
Tentime për tre pikë | 9/27 (33%) | 12/28 (43%) | |
Tentime nga loja | 31/60 (52%) | 25/63 (40%) | |
Gjuajtje të lira | 21/27 (78%) | 11/16 (69%) |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Bojan Trajkovski | 22 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
2 | Edmond Azemi | 18 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
3 | Blerim Mazreku | 17 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
4 | Jordan Hulls | 15 pikë | 6 kërcime | 7 asistime |
5 | Edin Bavcic | 9 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
6 | Julian Mavunga | 9 pikë | 6 kërcime | 9 asistime |
7 | Driton Bajrami | 2 pikë | - | - |
8 | Leonard Mekaj | 0 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Peja
1 | Janou Rubin | 23 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
2 | Drilon Hajrizi | 17 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
3 | Jozo Brkic | 13 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
4 | Nic Wise | 8 pikë | 3 kërcime | 8 asistime |
5 | Alban Veseli | 5 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | Rron Grapci | 4 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Ardit Beqiri | 3 pikë | 1 asistim | - |