ILIEVSKI, PARA FINALES

Pa nënçmim dhe me seriozitet
10 May, 2015 @11:47
Marjan Ilievski, trajner i Sigal Prishtinës, këtë stinor fitoi trofeun e ligës ballkanike me ekipin e tij dhe hyri në histori të klubit me këtë arritje.
Ai kishte humbur finalen me Pejën në Kupë të Kosovës dhe tashmë para ndeshjes së parë finale të Play-Offit në betejat për titullin kampion, kërkon seriozitet nga lojtarët.
“Është një atmosferë shumë e mirë në skuadër dhe pres që të kemi mbështetjen e tifozëve tanë në serinë finale. Do të jetë një ndeshje e fortë ndaj Pejës dhe nuk do ta kemi lehtë. Nuk do ta nënçmojmë skuadrën kundërshtare, përkundrazi ne do të hymë në lojë me seriozitetin më të madh dhe të tregojmë lojën tonë, siç kemi bërë në stinorin pranveror,” ka thënë maqedonasi për faqen zyrtare të FBK-së para ndeshjes së sontme.
Sigal Prishtina dhe Peja ndeshen sonte me fillim në ora 20:30 në ndeshjen e parë të serisë finale të Play-Offit.