SA NDESHJE KËTË STINOR?

Pamje nga finalja e stinorit të kaluar/ BOROZANI/Erdis Driza
Finalet Prishtina-Peja, asnjëherë në 5 ndeshje
9 May, 2015 @12:51
Para fillimit të serisë finale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, duhet të dini se në përballje të këtyre dy skuadrave në finale të Play-Offit të Superligës, pas vitit 1999, asnjëherë seria nuk ka shkuar në maksimum, 5 ndeshje.
Bile, në 5 takimet finale të këtyre dy skuadrave, 4 kanë përfunduar 3-0 për njërën apo tjetrën palë, derisa vetëm njëherë është luajtur ndeshja e katërt e serisë.
Kështu, në stinorin 2003/04 Peja mposht Prishtinën 3-0 dhe fiton titullin. Në stinorin 2007/08 Prishtina mposht Pejën 3-1 për të fituar titullin dhe në 2010/11, bardhekaltërit triumfojnë 3-0.
Ndërsa dy stinorë më parë, Peja mposht Prishtinën 3-0, stinorin që shkoi, Prishtina ia kthen Pejës me 3-0.
Ky është stinor i tretë me radhë ku takohen Prishtina dhe Peja në finale të Play-Offit, derisa pritet të shihet se për sa ndeshje do të duhet të përcaktohet fituesi i titullit kampion.
Stinori i fundit ku skuadrat kanë çuar serinë deri në maksimum të 5 ndeshjeve ka qenë tre stinorë më parë, kur Trepça mposht Sigal Prishtinën në ndeshjen e fundit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve për të fituar serinë 3-2 dhe për tu shpallë kampion i Kosovës, derisa në duelet Prishtina-Peja siç po shihet kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.