THE FINALS

Pamje nga finalja e stinorit të kaluar/ BOROZANI/Erdis Driza
Finalet, pa tifozëri rivale
8 May, 2015 @19:34
Të dielën pritet të zhvillohet ndeshja e parë e serisë finale të Play-Offit të Superligës, ku Sigal Prishtina prej Pejën në ndeshjen e parë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Borozani.com ka mësuar se Peja ka kërkuar udhëtim të tifozërisë verdhezi në kryeqytet për këtë ndeshje, mirëpo një vendim i Komesarit të Garave të FBK-së ka ndaluar jo vetëm verdhezinjtë në Prishtinë, por edhe bardhekaltërit në Pejë.
“Ndalohet prezenca e tifozërisë në mënyrë të organizuar të KB Prishtina në ndeshjet finale që zhvillohen në Pejë dhe tifozërisë të KB Peja për ndeshjet që zhvillohen në Prishtinë,” ka shkruar Bajrush Ademi, Komesar i Garave të Superligës në vendimin e tij.
Si arsyetim, Ademi ka shkruar se vendimi është marrë për shkak të ndeshjeve të rrezikshmërisë së lartë, acarimit të marrëdhënieve gjatë zhvillimit të finales së Kupës së Kosovës dhe kërcënimeve të dy tifozërive ditëve të fundit.
Me këtë vendim, tifozët nuk do të udhëtojnë në palestrat rivale gjatë serisë finale, derisa si vendas do të kumbojnë për të përkrahur ekipin e tyre.
Sigal Prishtina ka epërsinë e terrenit vendas, ndërsa seria finale luhet në sistemin vajtje-ardhje, derisa një skuadër të shënojë tre fitore nga maksimalisht pesë ndeshje.