GJOBITEN BERISHA DHE WHITE

BOROZANI/D.S.
Pështyerje, ofendim, diskualifim = 200€
7 May, 2015 @21:40
Basketbollisti më i mirë i Sigal Prishtinës dhe i ligës ballkanike, Dardan Berisha, është gjobitur me 100€ për shkak se pështyu gjyqtarin në ndeshjen e fundit të gjysmëfinales së Play-Offit, Ylli - Sigal Prishtina.
Berisha përveç se e pështyu, ai edhe e ofendoi gjyqtarin në fjalë me ç‘rast u përjashtua nga ndeshja me gabim diskualifikues - që i kushtojnë atij edhe 100€ tjera.
Përveç Berishës në këtë ndeshje është diskualifikuar edhe basketbollisti i Yllit Najee White me shumë të njejtë, 200€, për ofendim të gjyqtarit dhe gabim diskualifikues.
Në fund, Sigal Prishtina kishte fituar ndeshjen dhe ka arritur të kualifikohet në finale të Play-Offit të Superligës.
Në anën tjetër, FIBA, format e tilla të ofendimit të gjyqtarit dhe posaçërisht pështyerjet i dënon me suspendim të lojtarit prej një deri në 5 vite, në rast të gabimit të përsëritur.