PRISHTINË

Demontez Stitt në akcion me top, në finale të BIBL ndaj Rilski Sportistit/ BOROZANI/D.S.
Stitt dhe Coles, largohen nga Prishtina
7 May, 2015 @12:13
Sigal Prishtina do të hyjë në finale të Superligës pa dy amerikanë nga përbërja e deritashme e saj.
Demontez Stitt dhe Julius Coles, nesër do të largohen nga skuadra bardhekaltër, pasi që kanë pasur kontratë me ekipin deri në përfundim të garave të Balkan League, ka bërë të ditur faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook sot.
Stitt përfundoi stinorin me 7.5 pikë, 3.3 kërcime dhe 4 asistime për ndeshje te Sigal Prishtina, derisa Coles u përdor shumë më pak nga trajneri i bardhekaltërve, maqedoni Marjan Ilievski.
Sidoqoftë, Prishtina ka falenderuar dyshen në fjalë për kontributin e dhënë për ekipin, derisa ata largohen nga Kosova me medalje të artë të fituar në ligën ballkanike dhe medalje të argjendtë të fituar në finale të Kupës së Kosovës.