YLLI

BOROZANI/Lis Dorambari
Hammork i falenderohet tifozëve
6 May, 2015 @21:27
Amerikani Charles Hammork, që ka qenë njëri ndër basketbollistët më të dalluar të huaj të Yllit këtë stinor në Superligë, i është falenderuar tifozëve suharekas pas përfundimit të stinorit për Yllin në Superligë.
“I falenderoj tifozëve të Yllit që kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe na kanë përkrahur si në fitore ashtu edhe në humbje. Kam mësuar shumë këtë stinor, brenda dhe jashtë parketit, që do të më bëjnë edhe më të fortë për stinorin tjetër,” ka shkruar ai në statusin e tij falenderues në Facebook.
Ylli ka arritur sukses të madh duke u kualifuar në Play-Off të Superligës, derisa u mposht nga Prishtina 3-0 në gjysmëfinale.
Hammork ka pasur mesatare prej 14.6 pikësh, 6.5 kërcimesh dhe 3.9 asistimesh për ndeshje këtë stinor në Superligën e Kosovës.