KUPA E KOSOVËS

Kreshnik Lushtaku, realizatori i golit të Prishtinës
Prishtina në finale
18 May, 2016 @17:14
Skuadra kryeqytetase, Prishtina, është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës.
Stinorin e dështuar, bardhekaltërit janë të vendosur që ta mbulojnë duke e fituar Kupën e Kosovës, ndërsa janë shumë afër ta realizojnë këtë pasi e eliminuan në gjysmëfinale skuadrën e Llapit.
Prishtina ishte e qetë pas fitores me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë, ndërsa sot në Merdare i mjaftoi barazimi 1-1 për të shkuar tutje.
Goli i parë u shënua nga Egzon Sinani, që shënoi në minutën 42’ për Llapin, ndërsa goli i barazimit erdhi nga Kreshnik Lushtaku në minutën 77’.
Prishtina në finale do të takohet me Dritën, e cila në gjysmëfinale e eliminoi Trepçën ‘89.